Blog

DHBD përfaqësuar nga Kryetari z. Ardian Lekaj, pjesë e takimit të Kryeministrit shqiptar në Holandë, me sipërmarrës të suksesshëm holandez

Më dt. 03.07.2022, Kryeministri shqiptar i shoqëruar nga znj. Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë, ka zhvilluar një takim në Hagë me sipërmarrës të suksesshëm holandez. Investimet holandeze janë investitori më i madh i huaj në Shqipëri prej disa vitesh.
Në këtë takim mori pjesë edhe Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare përfaqësuar nga Kryetari z. Ardian Lekaj, sipërmarrës i suksesshëm prej 25 vitesh në Holandë, i cili foli për projekte konkrete në Shqipëri në sektorë të tillë si:
• Transporti detar dhe rëndësia e reformimit portual në Porto Romano
• Energjia dhe turizmi
• Burimet natyrore të naftës dhe gazit
“Albania the Gateway to South East Europe” është një koncept i cili po merr formë dita ditës. Është mundësia dhe potenciali që vendi ynë ka për tu shndërruar në një pikë të rëndësishme në rajon, për të qenë porta kryesore e hyrjes në Ballkan – u shpreh z. Lekaj.
Kompania prestigjioze holandeze “Royal HaskoningDHV” u shpreh se projekti për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, i integruar me projektin e hekurudhës Durrës – Prishtinë dhe portin e thatë në Prishtinë, përveç rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve pritet të kthejë Durrësin në një nga portat strategjike të ekonomisë së Mesdheut.

 

 

 

Post a comment