
Në 3
Dhjetor në Rotterdam u zhvillua aktiviteti i parë i Dhomës së Biznesit të
Diasporës në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Hollandë, me temën
“Albania Gateway to Ballkan” .
Këtij forumi iu bashkuan rreth 100 biznesmenë nga
Hollanda, Belgjika ,dhe Gjermania. Disa biznese nga të cilat, dy nga Hollanda
një nga Belgjika dhe një nga Gjermania, treguan interes konkret për investimet
në tregun Shqiptar.