Blog

Firmoset Marrëveshja e Bashkëpunimit me Shoqatën e Restoranteve Turistike

Festivali Kombëtar i Kulinarisë, Bujtinave dhe Prodhuesve Vendorë çeli ditën e djeshme edicionin e tij të parë. Në ambientet e Presidencës u organizua edhe një panair me produkte tipike lokale ë zonave të ndryshme të Shqipërisë. Organizator i këtij evenimenti ishte Shoqata Restoranteve Turistike Shqiptare e cila kishte zgjedhur këtë ditë për të bërë publik edhe bashkëpunimin me Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare. Marrëveshje e cila u nënshkrua në prani nga z.Demir Hoxha, anëtar themelues dhe antar i Asamblesë së Dhomës së Binzesit të Diasporës Shqiptare dhe z. Kujtim Dervishi, kryetar i Shoqatës së Restoranteve Turistike Shqiptare.

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare si një organizatë e konsoliduar tashmë dhe më një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh do të ndihmojë në përpilimin dhe kërkim fondesh dhe zbatim të projekteve si dhe do të përfshirë anëtarët e Shoqatës në trajnimet pa pagese organizuar nga Dhoma.

Gjithashtu do të ketë shkëmbime të vazhdueshme të interesave të subjekteve shqiptare dhe atyre në diasporë si dhe bashkëveprim në studime dhe analiza sektoriale, e mentorim dhe këshillim nga Sipërmarrjet e Diasporës për antarët e Shoqatës. Me rëndësi është edhe roli i Dhomës së Biznesit të Diasporës në krijimin e binjakëzimeve në fushën e gastronomisë me Shoqata apo ente të ndryshme homologe të shqiptarëve në Diasporë.

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?
Reload Reload document
| Open Open in new tab

Post a comment