Blog

GERMIN prezanton në Tiranë “Original”, programin për të rinjtë e Diasporës!

Nënkryetarja e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare znj. Elisabeta Katiaj, në fjalën përshëndetëse përcolli urimet nga Presidenti i Nderit z. Lazim Destani, Kryetari z. Ardian Lekaj, Kryesia dhe Asambleja.
“Anëtarët e Dhomës janë sipërmarrës që operojnë sot në vende të ndryshme të botës por patjetër që i drejton patriotizmi ekonomik”. Të bësh biznes është një ndjenjë shumë e veçantë. Të gjitha politikat rrotullohen për të krijuar klimë të mirë për të bërë biznes, por Diaspora është ajo që ka ndjenjën e patriotizmit. Dhe të bësh biznes me ndjenjën e patriotizmit është një eksperiencë shumë e veçantë. Sot ne festojmë bashkë me Germin, sepse njëkohësisht festojmë partnerin tonë strategjik. U afruam akoma më shumë, dhe kjo tregon që bashkëpunimi jonë do të jetë akoma më i frytshëm. Germini përfaqëson zërin e rinisë, rinia është ajo që sot me inovacion ja ka dalë në kriza të vazhdueshme, ka krijuar biznese inovatore dhe kështu që ne patjetër me Germinin do të vazhdojmë partneritetin strategjik në të gjitha aktivitetet, “Original”, “Fluturoj me Shqipen”, panairi “Shape Diaspora Brand”, “Mendje Artët” në fund të vitit. Kështu që do të njihemi më shumë me sipërmarrjen do të bashkohemi dhe patjetër do të krijojmë mbështetje për të gjithë shqiptarët e Diasporës kundrejt të gjitha shërbimeve që do të ofrojmë së bashku me Germin.
Programi “Original” planifikon të sjellë të paktën 40 të rinj në vitin e parë në Shqipëri dhe Kosovë.

Post a comment