Qeveria e Shqipërisë mund të japë me qira ose me enfiteozë pronën publike mbi 500m2 për çmimin simbolik prej 1 Euro nëse pronat do të përdoren për:
- Veprimtari prodhuese me nivel investimi mbi 300,000,000 (treqind milionë) lekë;
- Veprimtari për konstruksion, mirëmbajtje, dekonstruksion të mjeteve detare lundruese, me nivele investimi mbi 500, 000, 000 (pesëqind milionë) lekë;
- Veprimtari në industri dhe teknologjive të përparuara, me një nivel investimi mbi 800,000 000 (tetëqind milionë) lekë, dhe që do të sigurojë jo më pak se 500 (pesëqind) vende pune
- Prodhim (lloji “FASON”) me mbi 50 punësime të reja;
- Aktivitetet e agrobiznesit me nivele investimi mbi 100,000,000 (njëqind milionë) Lekë;
- Aktivitete në arsim dhe media, me vlerë investimi mbi 200,000,000 (dyqind milionë) Lekë.
Skema Incentivuese:
- Në rastet kur shoqëria qiramarrëse ose enfiteozëmarrëse ka kryer investime në përputhje me planbiznesin dhe në masën mbi 150% të vlerës së truallit, pas 5 vitesh subjektit i lind e drejta e privatizimit te objektit te kontrates;
- Në rastet kur shoqëria qiramarrëse ose enfiteozëmarrëse ka kryer investime në përputhje me planbiznesin dhe në masën mbi 750% të vlerës së truallit, subjektit I lind e drejta e privatizimit te drejtperdrejte objektit te kontrates, pa mbushur 5 vjet;
- Në rast se subjekti, që ka lidhur një kontratë qiraje/enfiteozë me të drejtë zhvillimi, realizon kushtet e parashikuara në kontratë, subjektit i lind e drejta e paraqitjes së kërkesës për blerjen e truallit, objekt i kontratës së qirasë/enfiteozës.
Lajmet e fundit
-
Newsletter #6- 2022 (Përmbledhje Mujore Informative)
November 21, 2022 Newsletter -
Përfitimet e anëtarësimit
November 17, 2022 Anetaresimi -
Anëtarësimi
November 17, 2022 Anetaresimi -
Zhvillimi i Biznesit
November 17, 2022 Anetaresimi -
Networking
November 17, 2022 Anetaresimi