Sektori i manifakturës në Shqipëri është i fuqishëm dhe dinamik, falë aktivitetit të ndërmarrjeve shumë të suksesshme në industrinë e tekstilit dhe këpucëve. Nëpërmjet kësaj përvoje të madhe dhe forcës së aftë punëtore, Shqipëria ofron një potencial të shkëlqyeshëm për të rritur diversitetin e ekonomisë së vet duke kaluar nga industria e tekstileve dhe këpucëve në industrinë e automobilëve.
Ne kete sektor numerohen mbi 10,000 kompani, nderkohe qe dominojne kompanitë e përpunimit të ushqimeve. Eksporti i tekstile- këpucë përbën rreth 40% të eksporteve totale, sipas të dhënave të 2019 dhe më shumë se 40% e fuqisë punëtore në industrinë përpunuese. Ndërkohë që ky sektor ofron bashkëpunime me marka të njohura Evropiane, kontribuon në 15% të PBB dhe ofron 11% të punësimit total.
✓ Forcë punëtore e kualifikuar, produktive dhe me kosto konkuruese
✓ Mbi 1.000.000 e popullsisë së Shqipërisë janë profesionistë të rinj dhe të mirëarsimuar.
✓ 57% e popullsisë së Shqipërisë është nën moshën 35 vjeç, ndërsa mosha mesatare është 35 vjeç.
✓ Aftësi të shkëlqyera gjuhësore, kryesojnë gjuhët: Anglisht, Italisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Spanjisht, Turqisht e Greqisht.
Inisiativat qeveritare
Paketa e Industrisë Fason së Tekstileve dhe Këpucëve në 2014, i dha një stimul të fuqishëm sektorit. Qeveria mundëson një tarifë simbolike prej 1€ për kontratat e qerasë për qeramarrjen…
Rregullat dhe procedurat për biznes
Industria përpunuese është një sektor i rëndësishëm i ekonomisë, i cili përmbledh disa fusha të veprimtarisë. Bizneset të cilat operojnë në fushën e industrisë përpunuese pasi regjistrohen në Qendrën Kombëtare…