Programi Connect Albania

Connect Albania (CA) është një program inovator online për rritjen e investimeve i krijuar në kuadrin e Projektit IOM Albania “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë”.

Connect Albania lehtëson angazhimin e Diasporës Shqiptare që jeton jashtë vendit në zhvillimin e vendit të tyre të lindjes si Agjentë Zhvillimi për të tërhequr dhe rritur investimet e mundshme midis komunitetit shqiptar dhe komuniteteve të huaja përmes këtij mekanizmi.

Në përmbushje të misionit të tij, Programi Connect Albania funksionon në koordinim me veprimtarinë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit të Diasporës, me qëllim ndërmjetësimin e investitorëve për të investuar në Shqipëri.

Mekanizmi online i Connect Albania është themeluar nën webin e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare (ADBC).

Një zyrë programi e Connect Albania është krijuar për të mbështetur “Agjentët e Zhvillimit”, dhe përmes tyre, investitorët. Kjo Zyrë shërben si sportel për t’i shërbyer interesit të investimeve të huaja. Zyra e Programit do te lehtësojë dhe koordinojë të gjitha hapat dhe procedurat e investimit. “Agjentët e Zhvillimit” shërbejnë si ndërmjetës / ura / lidhje ndërmjet Zyrës së Programit dhe investitorëve / bizneseve të huaj në Shqipëri.

15
Immagine SHQIP

Struktura e Programit CA:

  1. Komiteti Drejtues i Programit Connect Albanuia (CA) është organi më i lartë vendimmarrës. Komiteti Drejtues përbëhet nga ministri përgjegjës për diasporën, përfaqësuesi ligjor i Organizatës Zbatuese të Programit CA, dhe përfaqësuesi ligjor i Donatorit të Programit CA. 
  2. Njësia Connect Albania është struktura vendimmarrëse si organ ekzekutiv në lidhje me Agjentët e Zhvillimit dhe/ose investimet e Investitorëve Potencialë, kufizuar në hierarkinë, rolin dhe përgjegjësitë që ka Njësia CA në Programin CA dhe në përputhje me përcaktimet dhe procedurën e parashikuar në këtë rregullore. Njësia CA përbëhet nga 3 (tre) përfaqësues nga 1) Organizata Zbatuese e Programit CA [Zyra e IOM në Tiranë për kohën e zbatimit të projektit “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë”]; 2) Donatori i Programit CA (AICS për kohën e zbatimit të projektit “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë”); Ministria përgjegjëse për Financat dhe Ekonominë në Republikën e Shqipërisë.
  3. Zyra e Programit Connect Albania kontraktohet nga Organizata Zbatuese e Programit CA dhe vepron si një strukturë administrative mbështetëse për Agjentët e Zhvillimi dhe/ose Investitorët Potencialë.
  4. Agjentet e Zhvillimit: 1) Agjent Zhvillimi i Intersuar dhe Agjent Zhvillimi i Sukseshem – Shiko më shume