Blog

Newsletter 30

Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe ai i Ligjeve kanë shtyrë për në shtator shqyrtimin e projektligjit të amnistisë fiskale. Ky vendim u mor pasi u mblodhën të gjitha rekomandimet nga grupet e interesit, si shoqatat e biznesit, shoqata e bankave, prokuroria si dhe nga faktori ndërkombëtar, si “Fondi Monetar Ndërkombëtar”. Sipërmarrja ka bërë propozime për disa ndryshime në draftin e amnistisë mes tyre edhe lidhur me detyrat që do të ketë njësia speciale në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.