Përfitime
Çfarë përfiton një investitor nga anëtarësimi pranë Dhomës së Biznesit të Diasporës?
- Përfiton regjistrim dhe tarifë anëtarësie 0 (zero) deri në Nëntor 2021;
- Përfiton të gjithë korrespondencën e Dhomës së Biznesit për Diasporën;
- Pjesëmarrje në komitetet/bordet dhe takimet e Asamblesë së Dhomës së Biznesit për Diasporën;
- Përfiton falas asistencë të specializuar juridike dhe financiare të ofruar nga ekspertët e Dhomës se Biznesit për Diasporën;
- Përfiton falas asistencë të specializuar në fushën e Burimeve Njerëzore.
- Të drejtën e informimit dhe asistimit për të siguruar pjesëmarrjen në forume, panaire, trajnime brenda dhe jashtë vendit;
- Asistencë në krijimin e një rrjeti bashkëpunëtorësh, partnerësh të përshtatshëm tregtar. Përparësi në njohjen e tregjeve si brenda ashtu edhe jashtë vendit;
- Anulim të anëtarësisë pa shpenzime dhe sipas procedurave të parashikuara në Rregulloren e përgjithshme;
- Qasje e menjëhershme në aktivitetet e rrjetit të anëtarëve të Dhomës së Biznesit të Diasporës;
- Promovim në Web-faqen, rrjetet sociale dhe organet mediatike të Dhomës së Biznesit të Diasporës.