Përfitime
Çfarë përfiton një investitor nga anëtarësimi pranë Dhomës së Biznesit të Diasporës?
Përfiton regjistrim dhe tarifë anëtarësie 0 për deri në datën 21 Nëntor 2020.
Përfiton të gjithë korrespondencën e Dhomës së Biznesit për Diasporën.
Pjesëmarrje në komitetet dhe takimet e Asamblesë së Dhomës së Biznesit për Diasporën.
Përfiton falas asistencë të specializuar juridike dhe financiare të ofruar nga ekspertët e Dhomës se Biznesit për Diasporën.
Përfiton falas asistencë të specializuar në fushën e Burimeve Njerëzore.
Të drejtën e informimit dhe asistimit për të siguruar pjesëmarrjen në forume, panaire, trajnime brenda dhe jashtë vendit.
Asistencë në krijimin e një rrjeti bashkëpunëtorësh, partnerësh të përshtatshëm tregtar. Përparësi për njohjen e tregjeve si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Anulim të anëtarësisë pa shpenzime dhe sipas procedurave të parashikuara në Rregulloren e përgjithshme.
Qasje e menjëhershme në aktivitetet e rrjetit të anëtarëve të Dhomës së Biznesit të Diasporës.
Promovim në Web-faqen, rrjetet sociale dhe organet mediatike të Dhomës. Dhomës së Biznesit të Diasporës.