Biznes i Ri
Kjo paketë i dedikohet sipërmarrësve të cilët duan të hapin një biznes të ri, duke ofruar informacion të detajuar mbi të gjitha procedurat për regjistrimin dhe zhvillimin e tij. Procedura për hapjen e një biznesi fillon me aplikimin për regjistrim në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe vijon me deklarimin në organet përkatëse tatimore, të punësimit, sigurimit të punonjësve, reklamimit të biznesit, si dhe pajisjes me lejet përkatëse, sipas rastit.
Subjekti privat i autorizuar për shitjen e Kasave Fiskale
Tatimpaguesit, që kryejnë qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve, për të cilat pagesat nuk kryhen nëpërmjet bankës, janë të detyruar të fusin dhe të përdorin sistemin fiskal, nëpërmjet përdorimit të pajisjeve fiskale, për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe për lëshimin në mënyrë të detyrueshme, të kuponit tatimor. Për këtë arsye, tatimpaguesit e shitjeve me pakicë, që shesin mallra apo ofrojnë shërbime në mjedise apo njësi të përhershme, të hapura për publikun, duhet të instalojnë pajisje fiskale dhe të lëshojnë kupona tatimorë për çdo transaksion.
Në kuadër të digjitalizimit të shërbimeve publike që nga 01.01.2020 shumë nga këto shërbime po ofrohen nëpërmjet portalit qeveritar e – Albania duke mundësuar kështu një shërbim më të thjeshtë dhe më të shpejtë në kohë, për qytetarin apo biznesin.
Procedura për të aplikuar këto shërbime tek e – Albania është si mëposhtë:
Aplikim për regjistrimin e punëdhënësit
Ky shërbim u vjen në ndihmë punëdhënësve për t’u regjistruar si të tillë, pranë Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe për këtë shërbim nuk është i nevojshëm asnjë dokumentacion shoqërues.
Hapat e procedures:
– Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
– Zgjidhni shërbimin “Aplikim për regjistrim në programet e nxitjes së punësimit”;
– Për të krijuar një aplikim të ri, shtypni butonin “Aplikim i ri”;
– Plotësoni fushat e nevojshme të kërkuara në formular (fushat që merren me ndërveprim me sistemin e QKR-së, plotësohen automatikisht);
– Dërgoni aplikimin duke shtypur butonin “Dërgo”;
Shërbimi Kombëtar i Punësimit (SHKP) njoftohet për ardhjen e aplikimit të ri dhe pas shqyrtimit të aplikimit njofton aplikantin nëse aplikimi është pranuar apo refuzuar (së bashku me arsyetimin përkatës). Dhe në rastin kur aplikimi është pranuar, atëherë specialisti i SHKP-së i dërgon aplikantit të dhënat përkatëse të regjistrimit të tij pranë Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
Deklarimi dhe pagesa e kontributeve nga punëdhënësit
U mundëson qytetarëve të marrin informacion online rreth kontributeve të deklaruara dhe paguara nga punëdhënësit. Ky shërbim ofron të dhëna duke filluar nga muaji dhjetor i vitit 2011. Dokumentet e nevojshëm për të marrë këtë shërbim janë kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëmpër t’u loguar në portalin e-Albania).