- Kryesia – Kryetari
Sipërmarrës i suksesshëm me mbi 25 vjet arritje të dukshme në zhvillimin dhe rritjen e biznesit. Një investitor kryesor në zhvillimin e porteve në dete si: Mesdhe, Deti i Zi dhe ai Adriatik. Ka drejtuar projekte të ndryshme në Evropë, në fusha si: infrastrukturë, manifakturë, miniera, qendra shërbimi etj, me vlera monetare deri në 800 milion euro.
Z.Lekaj ka mbaruar studimet për ekonomi në Universitetin e Tiranës, ndërsa studimet Master i ka kryer në Holandë në fushën e prokurimeve. Që prej vitit 1991 jeton në Holandë. Gjithashtu, z. Lekaj është aktivist dhe mbështetës i komuniteteve shqiptare jashtë vendit. Bashkethemelues i Fondacionit Dutch Albanian Foundation. Përveç zotërimit të kompanive të ndryshme, që nga viti 2007 ai është pjesë e Bordit Mbikëqyrës të kompanive Hollandeze dhe Belge.
Duke patur një angazhim të vazhdueshëm në mbështetje të vendit të tij, jashtë vendit, Z. Lekaj mori titullin e nderit “Ambasador i Kombit” dhe në vitin 2019 ai zgjidhet një nga anëtarët e 15-të të Këshillit Kordinues i Diasporës shqiptare.