Misioni

Misioni

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare synon të promovojë sipërmarrjen, tregtinë ndërkombëtare
dhe investimet midis Shqipërisë dhe komuniteteve të Diasporës. Mision i Dhomës së Biznesit të
Diasporës konsiston në krijimin e një fryme bashkëpunimi ekonomik mbarë shqiptar, nëpërmjet
nxitjes se investimeve dhe partneriteteve, ofrimit të informacionit  të specializuar  dhe profesional për
të nxitur dhe orientuar sipërmarrjet dhe kapitalin investues të Diasporës në ekonominë e vendit.
Dhoma e Biznesit synon të jetë udhëheqëse për nxitjen e mundësive të reja të të bërit biznes,
si një mekanizëm neutral dhe eficient, nëpërmjet programeve të zhvillimit dhe rrjetëzimit.