0694245555  Rr. Ibrahim Rugova nr. 5,Sky Tower 13/3, Tiranë, Shqipëri

HomeLajmeAktivitetet“Tryeza e Partnerëve, Perspektiva të Reja të Investimit në Atdhe” 24 Mars, ora 10:00 – 12:00, Pallati i Kongreseve, Salla “OVALE

“Tryeza e Partnerëve, Perspektiva të Reja të Investimit në Atdhe” 24 Mars, ora 10:00 – 12:00, Pallati i Kongreseve, Salla “OVALE

“Tryeza e Partnerëve, Perspektiva të Reja të Investimit në Atdhe” 24 Mars, ora 10:00 – 12:00, Pallati i Kongreseve, Salla “OVALE

Tema e aktivitetit do të jetë “Perspektiva të Reja të Investimit në Atdhe”, ku vëmendje e veçantë do i kushtohet prezantimit të dy projekt propozimeve të Dhomës së Biznesit të Diasporës – Instrumenti Financiar i Diasporës (FIAD) dhe Fluturo me Shqipen – duke theksuar rëndësinë e angazhimit të bizneseve të Diasporës shqiptare, rrjetëzimit dhe mobilizimit nëpërmjet mekanizmave financiarë dhe digjitalë për krijimin e shportës unike Made in Albania, krijimin e rrjetit të shitjeve dhe promovimin e produkteve Made in Albania.

Në këtë aktivitet do të jenë të ftuar përfaqësues të nivelit të lartë, dhoma bilaterale të tregtisë, organizata partnere ndërkombëtare dhe rajonale, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe bizneseve.

Tryeza do t’ju ofrojë pjesëmarrësve mundësinë për të diskutuar mbi kapacitetet e rrjetëzimit të sipërmarrjes së Diasporës në ndihmë të fuqizimit të Markës Shqiptare në tregje ndërkombëtare, Investimeve nga Diaspora si dhe mbi adresimin e sfidave për të ardhmen.  

Filozofia e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare udhëhiqet nga krijimi i një mjedisi eficient për zgjerimin dhe forcimin e rrjetëzimit të biznesit shqiptar përtej kufijve gjeografikë.

Ne besojmë fuqimisht se komuniteti i biznesit të Diasporës është motori për të mbështetur Shqipërinë drejt familjes europiane.

https://www.facebook.com/events/707710353918286?ref=newsfeed