Prezantohet platforma “Connect Albania”
[vc_row][vc_column][vc_column_text]Në 18 Dhjetor 2020, në Ditën Ndërkombëtare të Migrantëve dhe Ditën Kombëtare të Diasporës prezantohet platforma, “Connect Albania”. Ky është një model i njohur ndërkombëtar për vendet me Diasporë të konsiderueshme. “Connect Albania” është një program i ri i cili do të përdoret në Shqipëri dhe po prezantohet në një takim online të organizuar nga Zyra e IOM në Tiranë, në kuadrin e Programit “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë”. I pranishëm në aktivitetin promovues ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko tha se ky projekt i jep më shumë ngjyrë ditës kombëtare të Diasporës, duke e konsideruar një vlerë të shtuar për Diasporën shqiptare.
“Ky është një projekt që pa diskutim krijon një cilësi të veçantë përsa i përket dhe marrëdhënies politike dhe shtetërore me diasporën shqiptar, e mendoj si një vlerë e shtuar”, tha z. Majko.
Programi “Connect Albania” i cili do të funksionojë pranë Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare do të angazhojë si Agjentë Zhvillimi anëtarët e Diasporës Shqiptare në të gjithë botën, me një fokus të veçantë fillimisht në diasporën Shqiptare e cila jeton në Itali.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12922″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_btn title=”Shiko platformën” link=”url:https%3A%2F%2Fwww.adbc.al%2Fconnect-albania%2F”][/vc_column][/vc_row]