0694245555  Rr. Ibrahim Rugova nr. 5,Sky Tower 13/3, Tiranë, Shqipëri

Procedurat dhe Shërbimet e Dhomës

Çdo person fizik ose juridik nga Diaspora Shqiptare e cila/i cili jeton apo/dhe është e/i regjistruar për qëllime tregtare jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe që dëshiron të hyjë në tregun shqiptar dhe ushtrojë veprimtari tregtare, para marrjes së vendimit formal për të bërë biznes në Shqipëri, mund të komunikojë në çdo kohë dhe të përfitojë nga shërbimet që ofron Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare.

Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të procedurës dhe shërbimeve kryesore që ofron Dhoma për çdo të interesuar që do të ushtrojë veprimtari tregtare në Shqipëri:

A. Si të lidhesh me Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare

Për qëllime të marrjes së vendimit, krijimit, regjistrimit të plotë në të gjitha organet dhe autoritetet përkatëse (përfshirë edhe për qëllime të taksave vendore), dhe licencimit të veprimtarisë përkatëse, nëse është e nevojshme, çdo i interesuar nga Diaspora Shqiptare, krahas informacionit të njoftuar në website dhe publikimet e ndryshme të Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, mund të kontaktojë drejtpërdrejtë Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare në një nga menyrat e mëposhtme:

Email: [email protected]

Tel: 0694245555

Përfaqësuesit e Dhomës do të përgjigjen për çdo pyetje e cila lidhet me udhëzime të përgjithshme për kryerjen e veprimtarisë tregtare dhe kryerje investimesh në Shqipëri, për aq sa do të jetë e mundur nëpërmjet email-it dhe telefonit.

B. Takim i drejtpërdrejtë me Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare

Përfaqësuesit e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, janë të gatshëm të çdo të interesuari nga Diaspora Shqiptare që do të marrë informacion në lidhje me mundësitë e hyrjes në tregun shqiptar dhe për të bërë biznes në këtë treg. Dhoma ka në dispozicion informacion të përgjithshëm udhëzues ekonomik e ligjor, të gatshëm për t’ju përgjigjur çdo të interesuari në çdo kohë.

C. Lidhje dhe këshillim me ekspertët e fushës

Për kërkesa e pyetje të veçanta që janë të lidhura me natyrën e veçantë të projektit, strukturën korporative të veçantë të investitorëve të mundshëm, investimin përkatës, etj., për të ushtruar veprimtari tregtare në Shqipëri, si dhe për nevoja për komunikime formale paraprake me organet përkatëse shtetërore politikëbërëse apo rregullatore, etj., Dhoma mundëson lidhjen dhe këshillimin e investitorëve potencialë nga Diaspora Shqiptare me ekspertët përkatës të fushës.

D. Ndihmesë dhe këshillim gjatë procedurës së regjistrimit dhe licencimit të biznesit

Nëpërmjet përfaqësuesve dhe ekspertëve të saj, Dhoma jep ndihmësë dhe këshillim për investitorët potencialë nga Diaspora Shqiptare që të mundësojnë mënjanimin e problemeve praktike për krijimin, regjistrimin dhe licensimin, nëse është e nevojshme, të operatorëve tregtarë që këta investitorë do të krijojnë, regjistrojnë dhe licensojnë në Shqipëri. Përfaqësuesit dhe/ose ekspertët e Dhomës, në rastet kur do të nevojiten interpretime apo këshilla specifike në varësi të skenarit përkatës të investitorit, natyrës së investimit, sektorit përkatës, etj., Dhoma mundëson ndihmesë nëpërmjet e-mail, telefon dhe/apo edhe takimeve në mjediset e saj. Si rregull, kjo ndihmesë dhe këshillim do të mundësohet pa shpërblim deri në datën e krijimit, regjistrimit apo licensimit të biznesit në Shqipëri.

E. Anëtarët e Dhomës

Dhoma e Biznesit e Diasporës Shqiptare mirëpret të bëhen anëtarë të Dhomës të gjitha bizneset e regjistruara nga persona fizikë apo juridikë nga Diaspora Shqiptare jashtë dhe/apo brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.. Për më shumë informacion mbi kuotën e anëtarësisë pranë Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare klikoni këtu

F. Shërbime të tjera të Dhomës pas fillimit të veprimtarisë së biznesit në Shqipëri

Pas krijimit, regjistrimit dhe licensimit, nëse është e nevojshme, të biznesit në Shqipëri dhe, pas anëtarësimit në Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare, kjo e fundit i ofron anëtarëve të saj edhe mbështetje me trajnime mbi tema të ndryshme, pjesëmarrje në forume biznesi, etj., si dhe të gjitha shërbimet që mundësohen për anëtarët e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare. Klikoni këtu për shërbimet e ofruara.