0694245555  Rr. Ibrahim Rugova nr. 5,Sky Tower 13/3, Tiranë, Shqipëri

Bashkëpunimi, garanci për sukses!

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Në kuadrin e punës parapërgatitore për fazën e implementimit të projektit “Mbështetje e prekshme në rritjen ekonomiko-sociale të zonave rurale Shqiptare duke përmirësuar kapacitetet e NVM-ve bujqësore në bashkëpunim me diasporën në Itali, nëpërmjet kontributit konkret dhe transferimit të njohurive” të Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, në partneritet me Shoqatën e Kultivuesve Italianë dhe me mbështetjen financiare të IOM dhe Agjensisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, u zhvillua sot një takim virtual midis Ministrit të Shtetit për Diasporën Z. Pandeli Majko, Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Znj. Milva Ekonomi dhe Drejtorit Ekzekutiv të Dhomës së Biznesit të Diasporës z. Durim Tabaku. Duke vlerësuar rëndësinë e përfshirjes së Dhomës së Biznesit të Diasporës në projekte në një nga sektorët me të rëndësishëm të ekonomisë së vendit, atë të bujqësisë, si edhe partneritetit të ri të kësaj organizate me diasporën arbëreshe, Ministri Majko theksoi rëndësinë e asistencës nga ana e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Znj. Ekonomi përgëzoi Dhomën e Biznesit të Diasporës për këtë arritje dhe u shpreh e gatshme të ofrojë ekspertizën dhe këshillimin e strukturave të specializuara të Ministrisë për një zbatim sa më efiçent të këtij projekti.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13154″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]

No Posts Found!