[vc_row][vc_column][vc_column_text]DAMEN është një biznes i krijuar nga familja e njohur holandeze Damen në vitin 1927 në Holandë. Ndonëse selia dhe zemra e kompanisë mbeten ende në shtetin amë, nën udhëheqjen e drejtuesit të saj Z. Kommer Damen, grupi u zgjerua në arenën ndërkombëtare dhe aktualisht ka në administrim dhe pronësi 34 kantiere detare në të pesë kontinentet. Kjo kompani e njohur ndërkombëtarisht ofron zgjidhje me shërbime detare përmes projektimit, ndërtimit dhe riparimit të anijeve e kantiereve detare dhe shërbimeve të lidhura me to.
Damen Shipyards nuk është i panjohur për Shqipërinë. Z. Frank de Lange, Drejtor i Departamentit për Evropën, e njeh mjaft mirë vendin tonë dhe ka një ndjenjë të veçantë për Shqipërinë. Nën drejtimin e tij, në vitin 2009, Damen Civil nisi aktivitetin për projektimin dhe ndërtimin e një qendre të re riparimi të anijeve si dhe në modernizimin e sistemit/platformave të vjetëruara të daljes në det në vendin tonë. Po ashtu, Damen trajnoi mbi 70 vetë, personel shqiptar që punojnë në këtë sistem si dhe fuqinë punëtore që merret me ndërtimin e platformave/porteve në vend. Kompania modernizoi edhe sistemet pneumatike dhe elektrike të platformave sipas standardeve ndërkombëtare.
Mirë se erdhe , Damen Shipyards!
Për më shumë informacion klikoni :https://www.damen.com/en/about/global-presence[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_gallery interval=”3″ images=”13104,13105,13106″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]