0694245555  Rr. Ibrahim Rugova nr. 5,Sky Tower 13/3, Tiranë, Shqipëri

HomeLajmeAktivitetetDhoma e Biznesit të Diasporës çon “pak” Shqipëri në shtëpinë e Wie is de Mol

Dhoma e Biznesit të Diasporës çon “pak” Shqipëri në shtëpinë e Wie is de Mol

Dhoma e Biznesit të Diasporës çon “pak” Shqipëri në shtëpinë e Wie is de Mol

13 mars, u mbajt aktiviteti promovues ‘Dita e Fansave’ (‘Fan dag’) në përfundim të emisionit të famshëm holandez Wie is de Mol? (‘I Infiltruari’)ku Shqipëria u përfaqësua me simbolet kombëtare dhe produkte tipike shqiptare. Fansat e shumtë të programit #WIDM patën mundësi të mësonin fakte interesante për Shqipërinë nëpërmjet lojërave dhe kërcimeve tradicionale shqiptare.🇦🇱
Të gjitha të ardhurat që u mblodhën nga stenda gjatë ditës se Klubit të tifozave të programit do shkojnë në ndihmë të situatës në Ukrainë.🇺🇦 #westandwithukraine
“Ambasada e RSH në Hagë falenderon z. Ardian Lekaj, Kryetarin e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare , si dhe znj. Elisabeta Katiaj, përfaqësuese e Unionit të Sipërmarrësve të Rinj të Shqipërisë, që na krijuan këtë shportë kaq të bukur me nuanca Shqipërie në stendën tonë me produkte shqiptare tradicionale artizanale.