Blog

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin Europian të Tiranës

Kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Ardian Lekaj ka firmosur ditën e sotme një marrëveshje bashkëpunimi me Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit në Universitetin Europian të Tiranes, Dr. Elvin Meka.
Objekti i kësaj marrëveshje është përcaktimi i mënyrave të bashkëpunimit midis UET dhe Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare.

Bazuar në këtë marrëveshje Dhoma, në përputhje me nevojat dhe mundësitë e disponueshme do të pranojë studentë në praktika profesionale duke iu dhënë mundësinë studentëve të UET të shfaqin ose përmirësojnë aftësitë e tyre profesionale, si dhe të ofrojë mundësi punësimi, ndërsa UET do të ofrojë konsulencë të specializuar në të gjitha fushat e ekspertizës së tij akademike dhe profesionale si dhe mundësinë për kualifikime afatgjata të ciklit Bachelor, Master Profesional, Master Shkencor, Master Ekzekutiv dhe Doktoraturë.
Gjithashtu, do të ofrojë mundësinë e trajnimeve të çertifikuara 3-12 javore në fushat e interesit, ndër të tjera organizimi i projekteve, eventeve të përbashkëta në fushat e përbashkëta të interesit.

 

Post a comment