0694245555  Rr. Ibrahim Rugova nr. 5,Sky Tower 13/3, Tiranë, Shqipëri

Dhoma e Biznesit të Disporës në tryezën e bashkëpunimit pushtet vendor-biznes

Ambasada e Shqipërisë në Athinë ka organizuar ditën e premte një tryezë të rrumbullakët me perfaqesues të pushtetit vendor dhe biznesit.  Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare ishte e pranishme nëpërmjet z. Panajot Rumi.

Bashkëpunimi ndërmjet pushtetit vendor dhe biznesit ishte fokusi i fjalës së tij në këtë tryezë.

Biseda u zhvillua në sallën e konferencave të Hotelit ”Poseidon” në Paleo Faliro, dhe morën pjesë ambasadorja e Republikës së Shqipërisë znja. Luela Hajdaraga, udhëheqësi i zyrës së Interesave të Kosovës z.Fitim Gllareva, kryetari i bashkisë së Lezhës z .Pjerin Ndreu, Kryebashkiaku i qytetit të Decanit Kosovë z. Bashkim Ramosaj,presidentja  Lobit Euro-Atlantik Shqiptar znj. Brikena Qama dhe nga pala greke kryetari bashkisë Mikonos z. Kukas Kostantinos, kryebashkiaku Salamines z. Jorgos Panajotopulos, kryebashkiaku i Saroniku z. Petro Filipu dhe kryetari i bashkisë së Korinthit z.Pietris Timoleon dhe përfaqësuese të turizmit dhe biznesit.

Qëllimi i bisedës ishte prezantimi i mundësive të qyteteve me baze historinë, gjeografinë dhe parametrat ekonomike dhe politike që e karakterizojnë secilën dhe prezantimi i strategjive për çdo pushtet vendor me qëllim përforcimin dhe  zhvillimin  e turizmit vendas.

No Posts Found!