0694245555  Rr. Ibrahim Rugova nr. 5,Sky Tower 13/3, Tiranë, Shqipëri

Diaspora i dhuron 5 mijë teste COVID-19 Ministrisë së Shëndetësisë

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u dorëzuan 5 mijë teste COVID-19, të dhuruara për Shqipërinë nga tre biznesmenë të Diasporës shqiptare.
Me moton “Së bashku të mbështesim Shqipërinë në luftën kundër COVID-19”, donacioni i sjellë në Tiranë në bashkëpunim me Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare u dhurua nga Lazim Destani President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës dhe themelues i kompanisë “Ecolog International”, Nazmi Viqa i kompanisë “Abbruch AWR” dhe Remzi Ejupi i “Eurokoha”.

Në ceremoninë e dorëzimit ishin Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, zv.Ministrja Mira Rakacolli, Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, si dhe Skënder Xhakaliu nga Ecolog, Gjermani, i cili përfaqësonte dy donatorët Destani dhe Viqa. Ndërsa donatori i tretë pjesëmarrës ishte Remzi Ejupi nga “Eurokoha”.
Sasia prej 5 mijë testesh COVID-19 do t’i shërbejë Institutit të Shëndetit Publik për zgjerimin e kapaciteteve testuese të popullatës.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

No Posts Found!