0694245555  Rr. Ibrahim Rugova nr. 5,Sky Tower 13/3, Tiranë, Shqipëri

HomeLajmeLajmeIOM vijon mbështetjen për Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare

IOM vijon mbështetjen për Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare

IOM vijon mbështetjen për Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare

Partneriteti dhe vazhdueshmëria ishte fokusi i takimit të ditës së sotme mes përfaqësuesve të dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe të IOM (International Organisation for Migration). Në takim u konsideruan mundësi bashkëpunimi në vijim të nismave të zbatuara deri tani.

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptarë me mbështetjen e IOM ka realizuar me sukses gjatë vitit 2021 projektin “Angazhimi i diasporës në transferimin e njohurive bujqësore në Shqipëri”.

Me anë të projektit “Angazhimi i diasporës në transferimin e njohurive bujqësore në Shqipëri”, Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare bëri të mundur transferimin efiçent të njohurive avangard në bujqësi të Diasporës shqiptare, kryesisht asaj në Itali, drejt sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme bujqësore në Shqipëri, në zonat rurale të Kavajës, Durrësit dhe Përmetit.

 

Një tjetër bashkëpunim me IOM dhe Dhomës së Biznesit të Diasporës është edhe mekanizmi “Connect Albania”, i cili u prezantua më 18 Dhjetor 2020, në Ditën Ndërkombëtare të Migrantëve dhe Ditën Kombëtare të Diasporës. “Connect Albania” është një model i njohur ndërkombëtar për vendet me Diasporë të konsiderueshme i cili synon angazhimin në vendlindje të investitorëve me angazhimin e diasporës shqiptare.

“Connect Albania” i krijuar në kuadrin e Programit “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë” funksionoi pranë Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe angazhon si Agjentë Zhvillimi anëtarët e Diasporës Shqiptare në të gjithë botën, me një fokus të veçantë fillimisht në Diasporën shqiptare e cila jeton në Itali.