Blog

Newsletter 15

Këshilli i Investimeve ka mbajtur on line mbledhjen e radhës ku tema kryesore ka qenë ndikimi i situatës së krijuar nga COVID-19 si dhe fillimi i një dialogu të strukturuar mbi ndikimin e biznesit dhe masat afat-shkurtra e afatgjata, që duhet të ndërmerren nga Qeveria shqiptare në përgjigje të krizës së shkaktuar nga COVID-19.
Dhoma e Biznesit të Diasporës shqiptare e përfaqësuar nga kryetari, Ardian Lekaj paraqiti disa propozime lidhur me lehtësimin e situatës së krijuar nga COVID-19 si dhe rimëkëmbjen e sistemit ekonomik.