Blog

PARTNERËT DHE EKSPERIENCAT ME DIASPORËN – “Tryeza e Partnerëve”

Drejtore e Sekretariatit e Këshillit të Investimeve znj. Diana Leka në fjalën e saj falenderoi Dhomën e Biznesit për frymën e sjellë në Albania Investment Council jo vetëm nëpërmjet komenteve dhe ndërhyrjeve por specifikisht në periudhën para dhe post Covid -19 me sygjerimet se si do të zhvillohet Shqipëria.
“Ju përgëzoj për koherencën sepse gjithmonë keni përmendur produktet Made in Albania , te cilat në Këshillin e Investimeve kanë dalë në tetor 2019 kur qeveria kerkoi nje debat ne lidhje me modelet e zhvillimit ekonomik dhe aty ishte nje frymë për shkak të krizës së termetit dhe nga analizat e KI ka rezultuar se ju jeni aktorë të rëndësishëm”.
Program Coordinator and Developer, IOM Albania z. Genci Pjetri falenderoi Dhomën e Biznesit për ftesën në këtë “Tryezë Partnerësh” dhe në veçanti në prezantimin e dy projekteve ambicioze dhe inovative në vijim të përpjekjeve për te krijuar rrugë të reja të përfshirjes dhe angazhimit të Diasporës në Shqipëri si “Fluturo me Shqipen” dhe “Instrumenti financiar i Diasporës”, e njejta qasje te cilën IOM ALBANIA e ndërmori në vitin 2017 për zbatimin e programit “Angazhimi i Diasporës Shqiptare për Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë ” mbështetur nga qeveria italiane, për të pilotuar dhe për të zbatuar disa qasje mjaft interesante dhe inovative që konfirmuan edhe njëherë atë që ështe mjaft e dukshme pra potencialin e zhvillimit që mbart diaspora.
“Programi kishte 3 komponentë kryesorë si mbështetja institucionale, angazhimi i diasporës në nivelin e kapitalit social dhe angazhimi i diasporës në zhvillimin e vendit nëpërmjet kapitalit financiar dhe investimeve e cila konkretizohet me projektin “Connect Albania” që synon të kapitalizoje rolin e diasporës si agjent zhvillimi në shoqërimin e investimeve të diasporës, në këto momente që flasim janë rreth 20 agjent zhvillimi të certifikuar dhe të gatshëm të jenë nxitës të investimeve në kuadër të këtij mekanizmi të quajtur “Connect Albania” i cili tashmë është mirëpritur nga Dhoma e Biznesit të Diasporës dhe IOM Albania po e mbështet në kuadër të qëndrueshmërisë me ekspertizën e vendosur pranë DHBD”.
Nënkryetari i Bashkrisë Tiranës z. Andi Seferi në fjalën e tij falenderoi në emër të Bashkia Tiranë për këtë aktivitet sepse diaspora konsiderohet një vlerë e shtuar dhe forcimi i diasporës siguron gjithashtu vlera të ruajtura në brezat e ardhshëm.Referuar kompetencave të marra nga qeveria vendore për sa i perket migracionit dhe diasporës edhe Bashkia e Tiranës është ne draftimin e planit lokal per Migracinon dhe Diasporën2022 – 2026.

Post a comment