[vc_row][vc_column][vc_column_text]Me ftesë të anëtarit të Kryesisë të Dhomës së Biznesit të Diasporës, z. Panajot Rumi, Kryetari i Dhomës, z. Ardian Lekaj, anëtarja e Kryesisë, zj. Jorida Qirjako, dhe Drejtori Ekzekutiv, Z. D. Tabaku, morën pjesë në një takim virtual me organizatën BNI Connect Greece, ku prezantuan shkurtimisht Dhomën dhe u njohën nga afër me anëtarë dhe drejtues të kësaj organizate. Organizatorët e takimit bën një prezantim të shkurtër të anëtarëve të BNI Connect Greece, përfshirë këtu biznese nga Greqia, Italia, Britania e Madhe, Australia, etj., dhe propozuan mundësi bashkëpunimi në fushën e turizmit dhe fusha të tjera si ndërtimi, konsulencë, etj. Me interes për pjesëmarrësit ishin prezantimet për turizmin virtual si dhe i kompanive të ndryshme anëtare të BNI, përfshirë këtu edhe kompaninë e anëtarit të Kryesisë të Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z.Panajot Rumi. Të pranishmit shprehën interesin për të vazhduar më tej me këtë nisëm dhe për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit mes tyre. Ky takim do të pasohet nga aktivitete të tjera gjatë muajve në vazhdim.
[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13100″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]