0694245555  Rr. Ibrahim Rugova nr. 5,Sky Tower 13/3, Tiranë, Shqipëri

Connect Albania

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Ky është projekti i parë që Dhoma e Biznesit të Diasporës do të realizojë në bashkëpunim me Organizatën  Ndërkombëtare për Migracionin, IOM, me qëllimin e ngritjes së strukturave te posaçme dhe me ekspertizën e duhur për ti ardhur në ndihmë dhe për të mbështetur investitorët.

“Connect Albania” parashikon krijimin e një njësie brenda Dhomës së Biznesit të Diasporës, të përbërë nga një grup profesionistësh që do të marrin informacionin e plotë në lidhje me procedurat e investimeve në Shqipëri, fushat prioritare të investimeve dhe do të lehtësojnë dhe koordinojnë të gjitha hapat dhe procedurat e investimeve të kërkuara. Kjo njësi do të mbështesë ngritjen e mekanizmit të quajtur “Connect Albania” i cili parashikon përfshirjen e “Agjentëve të Zhvillimit”, anëtarë të Diasporës Shqiptare në Itali, të cilët do të shërbejnë si ndërmjetës mes njësisë mbështetëse dhe investitorëve dhe bizneseve të Diasporës dhe jo vetëm, në mënyrë që ata të investojnë në Shqipëri për gjenerimin e punësimit dhe zhvillimin e vendit.

“Connect Albania” është një projekt në kuadër të programit “Angazhimi Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë”, i cili zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, Agjencia e OKB për Migracionin, dhe financohet nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS).

Ky projekt frymëzohet nga Connect Ireland , platforma me të njëjtin emër që ka korrur aq shumë sukses me Diasporën Irlandeze. Synimi i këtij programi është të ndihmojë në angazhimin e Diasporës Shqiptare në zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë.

Për më shumë klikoni këtu ►►► [/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

No Posts Found!