[vc_row][vc_column][vc_column_text]INSTAT me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën publikon për herë të dytë një studim konkret mbi Diasporën të titulluar “Diaspora e Shqipërisë në shifra”.
Ky studim është kryer mbi bazë të vlerësimeve të tërthorta të realizuara gjatë vitit 2018 – 2019. Sipas të dhënave, numri i shqiptarëve në Diasporën e re llogaritet të jetë rreth 1.6 milionë, e thënë ndryshe 36 % e shtetasve shqiptar jetojnë jashtë Shqipërisë.
Ky publikim kryhet në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Diasporën. Qëllimi i tij është vlerësimi i numrit të Diasporës shqiptare dhe profilin e saj mbi karakteristikat bazë demografike dhe sociale.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]