0694245555  Rr. Ibrahim Rugova nr. 5,Sky Tower 13/3, Tiranë, Shqipëri

Të bësh Biznes në Ballkanin Perëndimor, shifra dhe zhvillime

Sipas të dhënave nga Raporti më i fundit i Konkurrueshmërisë Globale të World Economic Forum, për vitin 2019 vihen re përmirësime në lehtësinë e të bërit biznes në rajon.

Sipas anketimit të kryer në biznese të mëdha, sfidat kryesore të rajonit qëndrojnë në ineficensën e disa tregjeve financiare, të punës dhe produkteve.

Shqipëria ka bërë përpjekje domethënëse për të ulur kohën dhe kostot për të nisur një biznes të ri, vetëm për 5 ditë, me një kosto sa 11% e të ardhurave mesatare vjetore.

Maqedonia e Veriut ka suportuar fort statup-et  për nisjen e të cilave duhen vetëm 14 ditë, me një kosto sa 1% e të ardhurës mesatare.

Mali i Zi ka teknologjinë më të mirë në rajon, me një fokus të fortë në inovacion, robotikë dhe inteligjencë artificiale.

Në Serbi të ngresh një biznes të ri duhen vetëm 5 ditë, me kosto 2% të të ardhurave mesatare.

Serbia karakterizohet nga niveli më i lartë i R&D, në rajon, si rrjedhojë edhe e IHD-ve hyrëse, ndërsa Bosnie dhe Herzegovina ka përmirësuar ndjeshëm përshtatjen ndaj teknologjisë së re.

  • Përgatiti Soana Jaupllari
No Posts Found!