0694245555  Rr. Ibrahim Rugova nr. 5,Sky Tower 13/3, Tiranë, Shqipëri

HomeLajmeAktivitetet“Tryeza e Partnerëve”- Perspektiva të reja investimi në atdhe!

“Tryeza e Partnerëve”- Perspektiva të reja investimi në atdhe!

“Tryeza e Partnerëve”- Perspektiva të reja investimi në atdhe!

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës z. Lazim Destani, Kryetari z. Ardian Lekaj, zv. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme znj. Artemis Malo, Ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, znj. Edona Bilali, Deputeti z. Lavdrim Krashi, Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat z. Eduard Shalsi, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës z. Andi Seferi, Drejtore e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve znj. Diana Leka, z. Genci Pjetri, Kordinator Programi pranë IOM Albaniaznj. Jonida Lamaj Menaxhere Programi për Edukimin pranë Fondacionit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim (AADF), etj.

 

“Jam i gëzuar sot që kam rastin t’ju uroj mirëseardhjen në këtë konferencë hibride me temën “Perspektivat e reja të investimit në atdhe”. Në fillim do të doja të theksoja vlerën që qeveria shqiptare po i jep Diasporës sonë sot. Pjesëmarrja nga ana e qeverisë këtu vërteton edhe njëherë këtë bashkëpunim. Rrugëtimi ynë së bashku, Qeveri – Diasporë, mund të them se ka konsoliduar suksesshëm.

Historitë e suksesit në Diasporë janë të panumërta dhe ato shërbejnë edhe si ura lidhëse, si ndërmjetësues dhe lobues të shkëlqyer për vendin tonë, që besoj i lexoni edhe në “Gazetën e Diasporës , duke theksuar se ndikimi social-ekonomik dhe pritshmëritë e Diasporës shqiptare gjatë kësaj periudhe 3-vjeçare kanë evoluar me shpejtësi dhe kjo kërkon nga të gjithë mjete dhe rrugë të reja edhe më efektive të angazhimit.

“Theksoj edhe njëherë se objektivi ynë si Dhomë e Biznesit të Diasporës Shqiptare është, që në bashkëpunimin Qeveri-Diasporë, të fokusohemi në fushën e biznesit, ku theks të veçantë do të marrë angazhimi i të rinjve, që janë dhe e ardhmja e vendit.

I pranishëm në këtë tryezë Presidenti i Nderit, z. Lazim Destani, u shpreh se takimet si ky, me një prani të figurave e personaliteteve më relevante, janë ato që mund të japin më të mirën për arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta, për investime të reja e për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Të ndodhur në këto rrethana, komuniteti i biznesit, sidomos bizneset e Diasporës, të mbështetur nga qeveria dhe në bashkëpunim me organizata tjera kombëtare e ndërkombëtare, kanë më shumë arsye për të qenë më të përkushtuar për ruajtjen dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit si dhe për gjetjen e rrugëve e mundësive për investime të reja. Nga kjo pikëpamje, e shikoj si shumë të rëndësishëm rolin dhe angazhimin e bizneseve të Diasporës shqiptare duke theksuar se rrjetëzimi dhe mobilizimi i tyre përmes mekanizmave financiarë, përbëjnë bazë solide për krijimin e një uniteti mbarë shqiptar”.

Ndërsa zv. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme znj. Artemis Malo u shpreh se: “Ndonëse, Diaspora aktualisht mund të jetë hezituese për të investuar ose zgjeruar biznesin në vendlindje, një potencial i tillë ekziston dhe duhet të shfrytëzohet, duke lehtësuar ndërveprimin, bazuar në interesa të përbashkëta ndërmjet bizneseve në vendet pritëse dhe Shqipërisë. I rëndësishëm në këtë proçes është edhe transferimi i njohurive, duke pasur parasysh diapazonin e gjerë intelektual dhe teknologjik që Diaspora mbart”.

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, znj. Edona Bilali u shpreh se Diaspora shqiptare është faktor i rëndësishme i zhvillimit të Shqipërisë. Angazhimi sjell vlerë të shtuar jo vetëm për fluksin financiar por më e rëndësishmja për dijen dhe shkëmbimin e eksperiencave. Përtej investimeve të vendit tone, Diaspora është promovuesi më i mirë i markave shqiptare “Made in Albania” që kërkojnë zgjerim rajonal dhe jo vetëm.

Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat z. Eduard Shalsi tha se përgjatë dy viteve të fundit mori udhë ky instrument shumë i rëndësishëm për të hapur një kapitull të ri midis Diasporës dhe Shqipërisë. Ai u shpreh se në pak muaj ka filluar të ndjehet fakti që në Shqipëri tashmë po menaxhohet një mekanizëm nga njerëz të Diasporës të cilët e dinë çfarë është biznesi në Diasporë.

Deputeti z. Lavdrim Krashi tha ndër të tjera se kontributi i Diasporës si në aspektin individual edhe në atë ekonomik në familje por edhe në tërësi për ekonominë shqiptare, janë të ditura nga të gjithë. Është me të vërtetë kënaqësi që zhvillohen inicitaiva të tilla, ku roli i Diasporës vlerësohet dhe konsiderohet për ta forcuar atë edhe më tej.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, z. Ervin Mete u përqëndrua tek mundësitë dhe hapësirat e krijuara përmes ligjeve të reja për tregjet e kapitalit dhe sipërmarrjet e investimeve kolektive, për përfshirjen e Diaporës në investime në Shqipëri nëpërmjet instrumenteve të reja financiare.

Anëtaret e Bordit Këshillimor të Dhomës së Biznesit të Diasporës Dr. Elisabeta Katiaj dhe Prof.Asoc.Dr. Soana Jaupllari prezantuan dy projektet ambicioze: “Fluturo me Shqipen” dhe “Instrumenti Financiar i Diasporës”.

Qëllimi kryesor i projektit “Fluturo me shqipen” është të theksojë rëndësinë e produkteve “Made in Albania“, promovimin e tyre si dhe të krijojë mbështetje për krijimin e një zinxhiri vlerash nga prodhimi në depërtimin e tyre drejt konsumatorit shqiptar në Diasporë. Sipërmarrja e Diasporës zotëron kapacitetin e duhur për të rritur prodhimet vendase nëpërmjet fuqizimit të Markës Shqiptare.

Ndërsa projekti i dytë “Instrumenti Financiar i Diasporës” synon krijimin e Logjistikës Financiare për Zhvillimin e Investimeve të Diasporës Shqiptare në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovë. Një instrument i cili do të ndikojë në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet sipërmarrjeve shqiptare në mbarë botën.