0694245555  Rr. Ibrahim Rugova nr. 5,Sky Tower 13/3, Tiranë, Shqipëri

Ulliri shqiptar me ekspertizën arbëreshe !

[vc_row][vc_column][vc_column_text]

Dhoma e Biznesit e Diasporës Shqiptare në partneritet me Shoqatën e Kultivuesve Italianë (AIC) organizoi vizitën në terren të ekspertit Arbëresh në kultivimin dhe prodhimin e vajit të ullirit Salvatore Armentano. Vizita trajnuese dhe këshilluese e z. Armentano u zhvilluan në kuadër të zbatimit Projekti “Angazhimi i Diasporës në transferimin e njohurive bujqësore në Shqipëri”, i financuar nga IOM me mbështetjen e AICS.

Salvatore Armentano vizitoi dy subjekte shqiptare të prodhimit të vajit të ullirit, Subashi Olive Oil në Marikaj të Tiranës dhe Musa Olive Oil në Skroftinë të Vlorës ku u njoh nga afër plantacionet e pemëve të ullirit, terrenin, teknologjinë e aplikuar në përpunim dhe kushtet e ruajtjes dhe tregtimit. Z. Armentano dhe prodhuesit shqiptarë që e shoqëruan shkembyen praktikat më të mira dhe teknikat e prodhimit të vajit të ullirit, përdorimin e pesticideve biologjike, metodat e krasitjes së pemëve, mjetet për korrjen e frutave të ullirit, rëndësinë e çertifikimit për eksport, teknikat novatore të marketingut si edhe rëndësinë e ruajtjes dhe mbrojtjes së pemëve të ullirit etj.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_gallery interval=”3″ images=”14043,14046,14048,14051,14053,14055,14057,14059,14063,14064,14061″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]

No Posts Found!