Vizita e Ambasadorit të Japonisë në Shqipëri Sh.T. Z. Takada Mitsuyuki
[vc_row][vc_column][vc_column_text]
Kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës z. Ardian Lekaj sëbashku me Drejtorin Ekzekutiv z. Durim Tabaku u takuan sot me Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri Sh.T. z. Takada Mitsuyuki. Kjo ishte vizita e parë që një Ambassador i akredituar në Republikën e Shqipërisë kryen në ambjentet e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare.
Ambasadori Mitsuyuki shprehu entuzismin dhe vlerësimin për mjedisin e ngrohtë, mikëpritës dhe të sigurt që gjeti në Shqipëri. Kryetari i DHBD z. Lekaj e përgëzoi për detyrën e tij në Shqiperi dhe shprehu konsideratën e tij personale dhe institucionale për vendin që ai përfaqëson. Gjithashtu, z. Lekaj shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit duke theksuar se mjedisi ligjor dhe proçedurial për invesimet e huaja në vend është përmirësuar ndjeshëm.
Ambasadori u njoh me aktivitetin e DHBD nëpërmjet një prezantimi të shkurtër dhe në vijim bashkëbisedimi u fokusua në burimet dhe hapësirat e shumta të investimit në Shqipëri. Ambasadori përmendi ecurinë positive të sipërmarrjes japoneze në Kamëz ku një prej gjigandëve aziatikë të indistrisë elektrike, e specializuar në prodhimin, montimin dhe dizajnin e instalimeve elektrike me kompaninë Sews Cabind Albania Shpk, ku janë punesuar rreth 2000 punonjës zhvillon aktivitetin me sukses.
Bashkëpunimi në vijim do të fokusohet në shkembimin e informacionit për të bërë të mundur që edhe shumë kompani të tjera japoneze të drejtojnë vëmendjen e tyre drejt zhvillimit të biznesit në Shqipëri.
Në mbyllje të këtij takimi Kryetari i DHBD e falenderoi Ambasadorin Mitsuyuki për vizitën dhe i dhuroi simbolikisht një punim artizanal përfaqësues shqiptar.
[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_gallery interval=”3″ images=”13537,13535,13538,13539″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]