Kopliku është qendra administrative e zonës së Malësisë së Madhe, me vendodhje në veriperëndim të Shqipërisë, në afërsi të qytetit të Shkodrës. Është e rrethuar nga Liqeni i Shkodrës duke na ofruar mundësi të madhe në fushën e turizmit.
Kopliku është një zonë me burime natyrore (minerale, hidro etj.) dhe krenohet me kushte të favorshme për zhvillimin e turizmit dhe një fuqi punëtore që është edhe dinamike dhe konkurruese në rajon.
Shumëllojshmëria e peshqve që e quajnë liqenin shtëpinë e tyre ka ndihmuar komunitetet fqinje duke përmirësuar mirëqenien e banorëve të zonës duke rritur prodhimin dhe përdorimin efektiv të burimeve. Kompanitë që do të operojnë brenda zonës TEDA do të kenë mundësi të shesin produktetet e tyre në tregjet e brendshme, rajonale dhe ato ndërkombëtare.
- Prodhimtari, industriale dhe agro-përpunim
- Turizëm
- Tregti dhe magazinim të mallarave
- Shërbime
- Të tjera
- Koplik→ Tirana 118km.
- Aeroporti Tirana International “Nënë Tereza” 102 km
- Durrës 124km
- Porti i Durrësit 125km
- Porti i Shëngjinit 45km
- Porti i Bar (Mali i Zi) 68km
- Dogana në pikën kufitare Hani i Hotit (kufiri me Malin e Zi) 16 km
- Dogana në pikën kufitare Morinë (kufiri me Kosovën) 187 km